Lidhje

Kaliforni, arrestohet imigranti i paligjshëm që vrau një polic


This booking photo provided by the Stanislaus County Sheriff's Department shows Gustavo Perez Arriaga. Perez Arriaga, suspected of gunning down a California policeman, was in the U.S. illegally and was captured while planning to flee to his native Mexico.
This booking photo provided by the Stanislaus County Sheriff's Department shows Gustavo Perez Arriaga. Perez Arriaga, suspected of gunning down a California policeman, was in the U.S. illegally and was captured while planning to flee to his native Mexico.

Një imigrant pa dokumenta, i dyshuar për vrasjen e një polici në shtetin perëndimor të Kalifornisë, është kapur, duke i dhënë fund përpjekjeve dy-ditore për arrestimin e tij. Vrasja e policit ndodh në një kohë kur qeveria federale është mbyllur pjesërisht për shkak të këmbënguljes së Presidentit Trump që Kongresi të miratoj[ 5 miliardë dollarë fonde për ndërtimin e murit me Meksikën për të ndalur hyrjen e paligjshme të imigrantëve në vend.

Gustavo Perez Arriaga, një shtetas 32-vjeçar i Meksikës, u arrestua të premten.

Policia në Modesto të Kalifornisë publikoi një fotografi të të dyshuarit Arriaga në faqen e saj zyrtare në Facebook, së bashku me fotografitë e dy bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar, Ana Leyde Cervantes, 30 vjeç, e përshkruar si e dashura e Arriagës dhe Conrado Virgen Mendoz, vëllai i Arriagës.

Gustavo Perez Arriaga akuzohet për vrasjen e policit Sonil Singh nga qyteti Newman në Kaliforni, pasi ishte ndaluar nën dyshimin për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoolit.

Sherifi i distriktit Stanislaus, Adam Christianson fajësoi ligjin e shtetit që strehon imigrantët e paligjshëm, për vdekjen e policit Singh.

"Ne nuk mund të injorojmë faktin se kjo mund të ishte e parandalueshme. Sipas ligjit SB 54 në Kaliforni (që praktikisht e bën Kaliforninë një "vend-strehim të sigurt" duke legalizuar dhe standardizuar politikat e mos-bashkëpunimit mes forcave ligjzbatuese të shtetit dhe autoriteteve federale të imigracionit), pavarësisht dy arrestimeve për ngarje të makinës nën ndikimin e alkoolit dhe disa urdhër-arresteve të tjera aktive për këtë kriminel, forcat e zbatimit të ligjit e kishin të ndaluar ndarjen e informacionit me autoritetet federale të imigracionit në lidhje me këtë anëtar të bandës kriminale."

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, kundërshtoi pretendimet e Sherifit Christianson se zyrtarët nuk mund të raportonin të dyshuarin Arriaga tek autoritetet e imigracionit.

Zëdhënësi i guvernatorit Brown tha se ligji "lejon plotësisht ndarjen e informacionit për anëtarët e bandave të rrezikshme".

Polici i vrarë ishte gjithashtu një imigrant, që kishte ardhur në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara nga Fixhi për të përmbushur ëndrrën e tij për t'u bërë oficer policie.

Incidenti fatal ndodh në mes të mbylljes së pjesshme të qeverisë federale, të shaktuar nga kërkesa e Presidentit Donald Trump që Kongresi të ndajë 5 miliardë dollarë për ndërtimin e një muri në kufirin e SHBA-Meksikë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG