Lidhje

Arritje historike me fluturimin e sondës New Horizons


Pak minuta pas fillimit të vitit 2019, sonda New Horizons e NASA-s shënoi një arritje historike për eksplorimet e hapësirës, duke fluturuar pranë objektit më të largët hapsinor të arritur ndonjëherë nga Toka.

Laboratori i Fizikës së Aplikuar në Universitetin Johns Hopkins, i cili e ndërtoi dhe e operon sondën, tha të martën se sonda kishte “rrëshqitur” pranë objektit të njohur si 2014 MU69, ose Ultima Thule.

Rreth 10 orë më pas, menaxherja e operacioneve për misionin, Alice Bowman konfirmoi se sonda ishte në gjendje optimale operimi pas kësaj arritjeje.

"Sapo kemi fluturuar pranë objektit më të largët të arritur ndonjëherë në hapësirë,” tha Bowman mes duartrokitjeve entuziaste të kolegëve.

Sonda New Horizons, e cila është pjesë e një misioni me vlerë 800 milionë dollarë të filluar në 2006, vazhdoi të mbledhë të dhëna pranë objektit për disa orë radhazi.

Shkencëtarët thonë se do të duhen afro dy vjet që sonda të kthejë në Tokë të dhënat që ka mbledhur pasi kaloi pranë objektit Ultima Thule.

Në 2015, sonda New Horizons fluturoi pranë Plutonit, në atë kohë objekti më i largët hapsinor i arritur nga Toka. Fluturimi i 1 janarit 2019 mbuloi një distancë 1.6 miliardë kilometra më të gjatë se sa udhëtimi deri tek Plutoni. Distanca totale nga Toka tek Ultima Thule ishte 6.5 miliardë kilometra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG