San Francisko përpiqet të pengojë vetëvrasjet te Ura e Artë
Ura “Golden Gate” në San Franciko është një ndër pikat turistike më të njohura të qytetit. Disa madje e kanë quajtur një ndër “Shtatë Mrekullitë e Botës Moderne”. Por për disa ajo është porta e fundit drejt vdekjes. Gjatë viteve mijëra vetë janë hedhur nga parmakët e urës në vetëvrasje.