Sot në Pekin filluan bisedimet mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për tarifat tregtare. Kjo çështje ka shkaktuar prej javësh trubullira të tregjet financiare të botës.
Zyrtarët e tregtisë të të dy vendeve shprehën optimizëm parea fillimit të bisedimeve, por Pekini u ankua për shfaqjen, siaps tij, të destrojerit U.S.S. McCampbell pranë ishujve të debatueshëm të detit të Kinës Jugore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Kina është e shqetësuar nga ky fakt, por megjithatë bisedimet filluan sipas planit.
Shtetet e Bashkuara nuk komentuan lidhur me çështjen e anijes luftarake amerikane.
Facebook Forum