Lidhje

Plagosen disa nxënës në një shkollë në Kinë


Në Kinë, 20 fëmijë pësuan lëndime, pasi një punonjës i mirëmbajtjes i sulmoi ata me çekiç në mjediset e shkollës tyre në Pekin.

Zyrtarët thanë se i dyshuari për incidentin, një 49-vjeçar, u kap në vendin e sulmit. Ata thanë se atij i kishte skaduar kontrata për të kryer disa punime në shkollë. Në deklaratën e shkollës thuhej se shkak i sulmit duket se ishte zemërimi i sulmuesit, ngaqë nuk i ishte rinovuar kontrata e punës.

Zyrtarët thanë se nxënësit e plagosur u çuan menjëherë në spital dhe se tre prej tyre kishin pësuar plagë të rënda, por jo vdekjeprurëse

Autoritetet thanë se sulmi i së martës është më i fundit në mesin e disa incidenteve të frikshme në shkollat e Kinës gjatë viteve të fundit. Në prill të vitit të kaluar një person vrau me thikë 9 nxënës të shkollës së mesme në Kinën veriore, me pretekstin se e kishin tallur. Po vitin e kaluar, në janar, 12 nxënës shkolle u rrahën dhe morën plagë gjatë një sulmi në Kinën jugore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG