Lidhje

Kim Jong Un vizitë në Kinë


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjendet në Kinë për katër ditë bisedime me Presidentin kinez Xi Jinping. Ftesa është bërë nga vetë Presidenti kinez. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për mundësinë e një samiti të dytë me udhëheqësin koreanoveriorë.

Kim Jong Un vizitë në Kinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Të martën në mëngjes mbërriti në Pekin një tren i posaçëm. Në bord ndodheshin Kim Jong Uni dhe bashkëshortja e tij Ri Sol Ju, si dhe grup zyrtarësh të lartë koreanoveriorë.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut tha se zoti Kim ndodhet në kryeqytetin kinez me ftesë të Presidentit Xi.

Që nga viti i kaluar, kjo është vizita e katërt e Kim Jong Unit në Kinë, aleatja kryesore ekonomike dhe diplomatike e Koresë së Veriut. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se po zhvillohen negociata për zhvillimin e një samiti të dytë.

“Po negociojmë për vendndodhjen. Ndoshta do të njoftohet në një të ardhme jo shumë të largët. E kanë bërë të qartë edhe nëpërmjet medias se duan të takohen. Edhe ne duam të takohemi, kështu që do të shohim ç’do të ndodhë. Sidoqoftë, sanksionet mbeten plotësisht në fuqi dhe do të vazhdojnë kështu derisa të kemi prova”, tha Presidenti Donald Trump.

Kim Jong Uni është shprehur rishtazi se do të ishte i gatshëm për një takim tjetër me zotin Trump, por paralajmëroi se vendi i tij mund të detyrohet të ndërrojë kurs, nëse Uashingtoni nuk ndërmerr “masat përkatëse”.

Ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me taktikat e presionit të Uashingtonit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG