Lidhje

Shkarkohet kryetari i gjykatës së Sarandës


Alltun Çela

Në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për kryetarin e gykatës së Sarandës Alltun Çela, duke e shkarkuar atë nga detyra

Për zotin Çela Komisioni kishte kryer hetime si për pasurinë e tij ashtu dhe për integritetin moral dhe formimin professional, duke deklaruar se kishte gjetur probleme në të tre shtyllat e rivlerësimit.

Ndonëse Inspektoriati i verifikimit të pasurive kishte dërguar një raport pozitiv, Komisioni u shpreh gjatë seancës dëgjimore të 4 janarit se gjyqtari kishte kontradikta në deklarimet e tij. Po ashtu nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ai ishte konsideruar “i papërshtatshëm” për të vijuar detyrën.

Ndërkohë që sipas Komisionit të Pavarur, dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kishte vlerësuar “nën mesataren”, aftësitë e tij profesionale. Gjatë fazës së rivlerësimit, pranë Komisionit të Pavarur ishin regjistruar dhe një sërë denoncimesh në adresë të zotit Çela.

Me vendimin e sotëm ndaj gjyqtarit të Sarandës, shkon në 4 numri i drejtuesve të Gjykatave të Shkallës së parë që rrëzohen nga procesi i rivlerësimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG