Lidhje

Indonezi, gjendet kutia e zezë e avionit të linjës "Lion Air"


Zyrtarët në Indonezi thonë se ekipet e kërkimit kanë gjetur kutinë e zezë me regjistrimet e zërit të avionit të linjës "Lion Air", i cili u rrëzua tetorin e kaluar, duke vrarë të189 pasagjerët dhe ekipin në bord.

Polumbarë të marinës e zbuluan kutinë të hënën, disa ditë pasi ekipet e kërkimit kapën një sinjal të dobër nga regjistruesi, që ishte fundosur disa metra nën nivlein e detit. Sipas zyrtarëve, pranë kutisë së regjistrimit ishin gjetur edhe mbetje njerëzore.

Zbulimi i kutisë së dytë të regjistrimit të avionit mund të sjellë informacione të tjera për shkakun e rrëzimit të avionit të tipit Boeing 737 MAX 8, pak pas nisjes nga Xhakarta, për në ishullin pranë, Bangka-Belitung. Kutia e parë e regjistrimit të avionit u zbulua disa ditë pas rrëzimit të avionit.

Hetuesit e Komitetit të Sigurisë së Transportit të Indonezisë lëshuan një raport paraprak në nëntor, sipas të cilit sistemi automatik i sigurisë së avionit e ka shtyrë vazhdimisht poshtë hundën e avionit, megjithë përpjekjet e dëshpëruara të pilotit për të ruajtur kontrollin gjatë fluturimit.

Sipas zyrtarëve të avioacionit, avioni kishte patur të njëjtin problem gjatë një fluturimi nga ishulli i Balit për në Xhakartë, natën para rrëzimit fatal të avionit. Hetuesit thonë se avioni duke duhej të zhvillonte udhetime pas fluturimit të një nate më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG