Lidhje

Australi: Dy persona nën arrest për kontrabandë heroine


Policia Federale australiane njoftoi të mërkurën se dy punonjës të një linje ndërkombëtare ajrore janë nën arrest nën dyshimet për kontrabandë heroine të një cilësie të lartë në Sidni dhe Melburn, si pjesë e një rrjeti të madh trafikimi.

Punonjësit e linjës Malindo Air si dhe gjashtë persona të tjerë u ndaluan në Melburn.

Sipas policisë, një organizatë kriminale vietnameze me bazë në Melburn ka importuar nga Malajzia rreth 14.4 milionë dollarë heroinë të klasit të parë dhe metamfetaminë.

Policia kapi gjithashtu një sasi droge me vlerë më shumë se 30 milionë dollarë, përfshirë kokainë gjatë bastisjeve në shtatë shtëpi të Melburnit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG