Lidhje

Shqipëri: Drejtori i Autoritetit Rrugor në prokurori për DH Albania


DH Albania
DH Albania

Në Shqipëri, drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qendro u paraqit të mërkurën në Prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, të fituar nga kompania DH Albania, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Zoti Qendro konfirmoi, pas daljes nga Prokuroria, pozicionin publik të mbajtur nga institucioni që ai drejton, se nuk ka patur asnjë shkelje në procedurat e ndjekura.

Autoritetet shqiptare kanë përsëritur se ato nuk kishin verifikuar dokumentet e DH Albanias, pasi nuk kishin patur dyshime paraprake, ndonëse bëhej fjalë për një kompani të regjistruar pak muaj më parë e që përfaqësohej vetëm nga një figurë e panjohur, 26 vjeçari Avdjol Dobi. Pikërisht kësaj kompanie iu besuan punime me një vlerë prej 18 milion eurosh.

Përveç zotit Qendro, në Prokurori është pyetur edhe Klodian Gradeci, drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, institucion pranë të cilit DH Albania kishte fituar një tjetër garë prej 12 milion eurosh për një linjë energjitike.

Të dyja garat u anuluan menjëherë, pasi u bë publik mashtrimi me dokumentet e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, degë e së cilës ishte DH Abania, por pas së cilës ka dyshime të forta se fshihet biznesmeni i njohur shqiptar Bashkim Ulaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG