Lidhje

Jeta në ishullin e vogël mes Alaskës dhe Rusisë


Shteti i Alaskës është më i madhi në Amerikë për nga sipërfaqja, por me një popullsi shumë të vogël. Katër të pestat e territorit të këtij shteti janë të arritshme vetëm përmes transportit ajror dhe shumë qytete të vogla do të ishin tërësisht të izoluara nëse nuk do të ishte për avionët e vegjël. Ishulli Diomeda e Vogël është strehë e një komuniteti indigjen dhe shtrihet në ngushticën e Beringut mes Alaskës dhe Rusisë. Gazetarët Natasha Mozgovaya dhe Alexander Bergan të sherbimit rus të Zërit të Amerikës ishin në këtë ishull për të parë nga afër se si jeton kjo popullsi indigjene.

Rusia duket qartë nga ishulli Diomeda e Vogël në Alaskë. Ky territor amerikan gjendet katër kilometra larg ishullit rus Diomeda e Madhe, që rusët e thërrasin ishulli Ratmanov.

Në të shkuarën, aeroplanët e vegjël fluturonin në Diomedën e Vogël gjatë dimrit dhe verës mbi një pistë të akullt. Por me shkrirjen e akullit vitet e fundit, udhëtimi bëhet me helikopterë.

Prej tetë vitesh ish piloti i marinës Mike Kutyba kryen fluturime dy herë në javë në ishullit Diomeda e Vogël nëse moti i pabesë e lejon.

“Është larg gjithçkaje...ka një distancë të madhe mes këtyre vendeve ku nuk ka asgjë me përjashtim të mushkonjave. Mbajmë me vete pajisje për mbijetesë, ushqim për tetë ditë nëse ulemi diku ku duhet të mbijetojmë."

Në këtë ishull jeton popullsia indigjene e Alaskës në fshatin Inupiat. Në vitin 2018, ishulli me sipërfaqe 7 kilometra katrorë kishte 80 banorë.

Në ishullin prej graniti dhe kuarci është e vështirë të gjesh bimësi. Në ishullin përkarshi, Diomeda e Madhe, popullsia indigjene është shpërngulur brenda Rusisë për t’i lënë vendin një baze ushtarake. Robert Soolook është Presidenti i Këshillit Fisnor në Diomedë.

“Ne i vëshgojmë pa ndërprerë dhe ata na vëzhgojnë ne.”

Mes dy ishujve, në mes të ngushticës së Beringut, ndodhet kufiri mes Amerikës dhe Rusisë si dhe kufiri ndërkombëtar kohor. Ishulli Diomeda e Madhe është 21 orë para Dimomedës së Vogël, por udhëtimi i shkurtër nga një ishull tek tjetri nuk është i këshillueshëm, thotë Robert Soolook.

“Dëgjohen të shtëna paralajmëruese. Ka raste kur të shtënat janë me armatim të rëndë.”

Është e vështirë të thuash se jeta në Diomedën e Vogël ka ndryshuar gjatë shekujve të fundit. Nuk ka rrugë, as makina, as kanalizime.

“Po të jetosh sipas zakoneve nuk është e nevojshme të kesh para në Diomedën e Vogël. Me përjashtim të kafesë dhe sheqerit gjithçka gjendet këtu. Ujërat tona janë si puna e dyqaneve ku gjen gjithçka. Miliona zogj bëjnë foletë këtu, janë rreth 30-40 specie të ndryshme. Gjujamë për balena apo arinj polarë në dimër”, thotë Robert Soolook me këshillin fisnor.

Moti i paqëndrueshëm bën që piloti Mike Kutyba të qëndrojë në ishull vetëm sa për të shkarkuar furnizimet. Pavarësisht vizitave të shkurtëra, Mike dhe mekaniku i avionit Simon janë gjithnjë të mirëpritur në ishullin e izoluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG