Lidhje

Tiranë: NATO nis projektin e bazës ajrore të Kuçovës


Aleanca Veri-Atlantike nisi sot në Shqipëri zbatimin e paketës investuese në bazën ajrore të Kuçovës gjatë 5 viteve të ardhshme.

Tiranë: NATO nis projektin e bazës ajrore të Kuçovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Komandanti i Forcave Ajrore të NATO-s Gjeneral Tod D. Wolters iu bashkua sot ceremonive për çeljen e këtij projekti pranë ministrisë së mbrojtjes në Tiranë, ndërsa avionë F16 dhe Eurofighters fluturuan mbi qiellin e kryeqytetit.

“Është e vështirë të besohet se vetëm 10 vjet më parë, në pranverën e 2009 Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe brenda një kohe të shkurtër po nisim përmirësimin e infrastrukturës së bazës ajrore të Kuçovës - tha gjenerali Wolters. - Brenda pak muajsh dhe vitesh ajo do të shndërrohet si parajsa e avionëve në Kuçovë. Jemi shumë të gëzuar që po përparojmë në këtë drejtim. Forcat e armatosura të Shqipërisë po japin ndihmesën e tyre për ruajtjen e paqes në rajone të ndryshme. Paqja që ju shpërndani në një territor të gjerë është e mrekullueshme për Aleancën, ku të gjithë së bashku mbështetin zhvillimin dhe sigurinë e këtij rajoni”.

Vizita e komandantit të forcave ajrore të NATO-s për të shënuar nisjen e fazës së parë të punimeve të bazën ajrore të Kuçovës përkoi me 70 vjetorin e krijimit të Aleancës Veri-Atlantike dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të.

“Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj, çka rrit sigurinë kombëtare dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin.” - tha ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ushtarakët vlerësojnë se baza e Kuçovës ka një infrastrukturë ekzsituese të jashtëzakonshme, një vendndodhje gjeografike të veçantë dhe të klimë të favorshme për shikueshmërinë e manovrave. Master-plani po përgatitet nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen NSPA.

Investimi i NATO-s për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë parashikohet në rreth 51 milionë euro, që e kthen atë në një bazë mbështetëse për furnizim ajror, logjistikë, stërvitje dhe policim ajror, duke rritur sigurinë e rajonit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG