Lidhje

Vonesa në fluturime si rezultat i mbylljes së qeverisë


Administrata Federale e Aviacionit tha se në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut sot pati vonesa fluturimesh për shkak se mungon personeli i kontrollit të trafikut ajror, ndërkohë që mbyllja e pjesshme e qeverisë ka hyrë në ditën e 35.

Zyrtarët thanë se vonesa ka patur edhe në aeroportet e Filadelfias dhe Newarkut.

Kontrollorët e trafikut ajror dhe agjentët e Administrimit të Sigurisë së Transportit janë midis qindra e mijëra të punësuarve të qeverisë që nuk do të paguhen sot, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Kongresi nuk po arrijnë dot një marrëveshje për financimin e qeverisë.

Presidenti Trump thotë se ai do të pranonte rihapjen të paktën përkohësisht të qeverisë federale nëse marrëveshja përmban një "parapagim të ndjeshëm të fondeve që ai ka kërkuar për ndërtimin e një muri kufitar me Meksikën.

Presidenti Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të ndërtojë një mur për të sprapsur atë që ai thotë se përbën” thuajse një pushtim” nga kriminelët, trafikantët e njerëzve dhe drogat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG