Lidhje

KLSH, rrëzohet dhe kandidatura e Shaqirit


Në Shqipëri, votat kundër të socialistëve në Komisionin e Ekonomisë rrëzuan kandidaturën e Bahri Shaqirit në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Emri i tij ishte propozuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi më parë shumica kishte hedhur poshtë dhe kandidaturën e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Edhe në këtë rast motivi ishte i njëjtë, ai i mungesës së përvojës në fushën financiare.

Në propozimin e tij për kandidaturën e zotit Shaqiri presidenti Meta vlerësonte se ai “plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidatirë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve”. Zoti Shaqiri , ka qenë ndër të tjera ish drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror për një periudhë 7 vjeçare, deri në vitin 2012. Aktualisht ai është këshilltar i presidentit Meta për çështjet e sigurisë.

Por sipas drejtuesit të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. “Nuk rezulton që kandidati gjatë gjithë karrierës së tij të ketë përvojë profesionale në fushën financiare dhe vecanërisht në fushën e auditimit të jashtëm. Të gjitha eksperiencat e mëparshme janë larg specifikës të çështjeve financiare në përgjithësi dhe auditimit në veçanti, si veprimtaritë më të rëndësishme të KLSH, të tilla si auditimi financiar, auditimi i performancës, auditimi i përputhshmërisë, i rregullueshmërisë dhe ai i IT”, u shpreh zoti Ahmetaj duke motivuar vendimin për të rrëzuar propozimin e presidentit Meta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG