Lidhje

Biegun shkon në Phenian për takimin e dytë Trump-Kim


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut shkon këtë javë në Phenian, për të finalizuar planet për një takim të dytë mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Departamenti Shtetit bëri një deklaratë, ku thuhej se i dërguari amerikan Stephen Biegun do takohet të mërkurën me homologun koreanoverior Kim Hyok Chol, për “ta çuar më tej procesin e premtimeve” të bëra nga të dy udhëheqësit Trump dhe Kim qershorin e kaluar, në takimin e tyre historik të Singaporit.

Zyrtari amerikan Biegun shkon në Phenian nga Seuli, ku ai ishte për bisedime me zyrtarët koreanojugorë. Nuk është caktuar ende një datë për takimin e ardhshëm Trump-Kim, por pritet që ai të ndodhë nga fundi i këtij muaji në Vietnam.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG