Lidhje

SHBA, raporti qeveritar nuk gjen ndikim nga jashtë tek zgjedhjet e 2018


Një raport i klasifikuar i qeverisë amerikane lidhur me ndërhyrjen e huaj tek zgjedhjet për në Kongres të nëntorit të 2018-ës, arrin në përfundimin se ndërhyrja nga jashtë “nuk pati ndikim material” tek integriteti dhe siguria e votave, duke lënë të hapur çështjen në se do të merren sanksione për ndikimin e huaj në fushatat elektorale.

Ndërsa përfundimet e hollësishme të raportit nga Departamentet e Drejtësisë dhe të Sigurisë Kombëtare janë të klasifikuara, të dyja këto agjenci deklaruan të martën se nuk kishin gjetur “të dhëna që aktivitetet e një qeverie, apo agjenti të huaj të kenë patur ndikim material tek integriteti, apo siguria e infrastrukturës elektorale, apo politike në zgjedhjet e mesit të mandatit."

Në raportin e të dy agjencive nuk thuhet në se fushtatat e ndikimit të huaj me objektiv votuesit amerikanë patën sukses që të ndikonin tek rezultati i zgjedhjeve, një çështje që zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk janë përpjekur t’i përgjigjen.

Raporti u përgatit me urdhërin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i nënshkruar në shtator, që autorizonte sanksione ndaj aktorëve të huaj, në rast se do të kishte ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, gjenerali Matthew Whitaker dhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen ja dorëzuan raportin e agjencive të tyre Presidentit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG