Lidhje

Dhuna nga armët merr vëmendjen e Kongresit

Aalayah Eastmond, a shooting survivor from Parkland, Florida, testifies before the Senate Judiciary Committee confirmation hearings for Brett Kavanaugh
Aalayah Eastmond, a shooting survivor from Parkland, Florida, testifies before the Senate Judiciary Committee confirmation hearings for Brett Kavanaugh

Shumica demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve e ka kthyer përsëri vëmendjen tek dhuna nga armët për herë të parë në tetë vjet, duke dëgjuar dëshmi të mërkurën në Kongres nga viktimat dhe aktivistët e sigurisë së armëve.

"Pavarësisht nga nevoja e dukshme për të adresuar rritjen e dhunës nga armët, Kongresi, për një kohë të gjatë, nuk ka bërë pothuajse asgjë", tha Jerrold Nadler, kryetar i komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve. "Por tani, ne po fillojmë një kapitull të ri."

Rep. Sheila Jackson Lee D-Texas, shake hands with Marjory Stoneman Douglas High School senior Aalayah Eastmond, during a House Judiciary Committee hearing on gun violence, at Capitol Hill in Washington, Feb. 6, 2019.

Debati për sigurinë e armëve u shkallëzua pasi një person i armatosur vrau 17 vetë në një sulm më 14 shkurt të vitit të kaluar në Parkland të Floridas. Të mbijetuarit e sulmit në shkollën e mesme "Marjory Stoneman Douglas" organizuan protestën “Marshojmë për Jetët Tona” në Uashington, D.C për të kërkuar sigurinë ndaj armëve, protestë që mblodhi qindra mijëra njerëz nga i gjithë vendi.

Në muajt që pasuan, aktivistët e protestës punuan me organizata të sigurisë së armëve në komunitetet e prekuara nga dhuna, por u injoruan në nivel kombëtar.

Aalayah Eastmond, a shooting survivor from Parkland, Florida, testifies before the Senate Judiciary Committee confirmation hearings for Brett Kavanaugh
Aalayah Eastmond, a shooting survivor from Parkland, Florida, testifies before the Senate Judiciary Committee confirmation hearings for Brett Kavanaugh

"Kam punuar pa u lodhur për të ndarë platformën time ... me komunitetet e margjinalizuara, sepse zërat e tyre janë po aq të rëndësishëm sa unë dhe shokët e mi nga Parklandi", i tha komisionit Aalayah Eastmond, një ish-nxënëse në shkollën “Marjory Stoneman Douglas”.

"Me gjithë sulmet e ndryshme, fokusi është vënë tani tek dhuna nga armët. Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë", i tha Zërit të Amerikës Diane Latiker, e cila themeloi organizatën “Kids Off the Block” për të ndihmuar të rinjtë e prekur në Çikago të qëndrojnë jashtë dhunës nga armët.

"Por ajo që me të vërtetë dua të bëj është ta vë atë në vëmendjen e atyre që merren me të çdo ditë në komunitetet në të gjithë vendin. Mos harroni njerëzit në komunitete si i imi që vuajnë nga dhunë e armëve çdo ditë", tha zonja Latiker.

Përkrahësit për sigurinë e armëve shpresojnë se një legjislacion më i rreptë për kontrollin e armëve do të miratohet tani që demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

"Ne kemi fuqinë për të bërë një ndryshim tani që demokratët kanë Dhomën e Përfaqësuesve," tha Alexis Jade Ferguson, një student në Georgetown që mori pjesë në seancën e së mërkurës. "Megjithëse dua të jem optimist se do të ketë ndryshim, mendoj se ky është një hap në drejtimin e duhur”, tha ajo.

Përkrahësit e sigurisë së armëve po kërkojnë që të miratohet Rezoluta 8 e Dhomës së Përfaqësuesve. Më pak se një javë pas marrjes së kontrollit të Dhomës, demokratët prezantuan projektligjin, i cili do të kërkojë kontrolle mbi të gjithë ata që blejnë armë zjarrit, me përjashtime të kufizuara.

Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac në vitin 2018, pothuajse të gjithë - 97 për qind - e amerikanëve mbështesin kontrollin universal të biografisë së personave që blejnë armë zjarri. https://poll.qu.edu/national/release-detail?ReleaseID=2521

Megjithëse project-ligji ka të ngjarë të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ai mund të përballet me opozitë në Senatin me shumicë republikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG