Lidhje

SHBA: Thellohet kriza politike në Virxhinia


Kriza politike në shtetin juglindor të Virxhinias po thellohet me akuza shpërthyese kundër dy udhëheqësve të tjerë të lartë të shtetit, ndërsa karriera e guvernatorit Ralph Northam është në rrezik lidhur me një fotografi raciste.

Prokurori i Përgjithshëm, Mark Herring kërkoi falje pasi pranoi të mërkurën se kishte lyer fytyrën me krem pudër ngjyrë kafe për të imituar një repist afrikan-amerikan kur ishte student në moshën 19 vjeçare.

Ai tha se diskutimet në ditët në vazhdim do ta “bëjnë të qartë” nëse duhet të japë dorëheqjen. Dilema e tij është disi ironike, pasi ai bëri thirrje për dorëheqjen e guvernatorit Northam, pasi doli faqja e librit të tij të kujtimeve nga universiteti e vitit 1984, ku shiheshin dy djem, njëri me fytyrë të lyer me bojë të zezë të fortë, tjetri me kostum të Ku Klux Klanit. Guvernatori demokat, fillimisht tha se ishte njëri nga personat por një ditë më pas e mohoi një gjë të tillë.

"Nuk i ndryshoj dot vendimet e kaluara. As nuk mund të zhbëj dëmin që sjellja ime shkaktoi atëherë dhe që shkakton sot. Por unë e pranoj përgjegjësinë për veprimet e mia të kaluara dhe jam i gatshëm të bëj të gjitha përpjekjet për të rifituar besimin tuaj”.

Por ai pranoi se kishte lyer fytyrën me bojë të errët këpucësh për të imituar këngëtarin Michael Jackson, kur bënte shërbimin ushtarak në vitin 1984.

Virginia Lt. Gov. Justin Fairfax speaks to the media in the rotunda at the Capitol in Richmond, Feb. 4, 2019.
Virginia Lt. Gov. Justin Fairfax speaks to the media in the rotunda at the Capitol in Richmond, Feb. 4, 2019.

Ndërkohë zëvendës guvernatori i Virxhinias, Justin Fairfax po përballet me akuza për sulm seksual.

Zoti Fairfax nuk mohon që ka pasur një marrëdhënie me gruan që e ka akuzuar, para se të martohej por thotë se nuk e ka sulmuar.

Nëse të tre zyrtarët detyrohen të japin dorëheqjen, kreu republikan i Dhomës së Delegatëve të Virxhinias do të bëhej guvernator, duke marrë udhëheqjen e shtetit nga demokratët.

XS
SM
MD
LG