Lidhje

Whitaker: Nuk do të dëshmoj po më urdhëruan


Prokurori i Përgjithshëm në Detyrë, Matthew Whitaker ka thënë se nuk do të pranojë të dëshmojë para Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të premten, nëse demokratët nxjerrin një urdhër zyrtar për ta thirrur të dëshmojë. Njoftimin e bëri Departamenti i Drejtësisë të enjten.

Kryetari i Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve, Jerrold Nadler tha se shqetësohet se zoti Whitaker mund të shmangë pyetjet lidhur me hetimet e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller mbi lidhjet e Moskës me fushatën zotit Donald Trump gjatë 2016-ës.

Komisioni votoi në linja partiake për të autorizuar nxjerrjen e një urdhri për të thirrur për dëshmi zotin Whitaker nëse ai nuk paraqitet vullnetarisht ose nëse nuk pranon t’u japë përgjigje disa pyetjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG