Qeveria franceze ka thirrur në atdhe ambasadorin e saj në Romë, Christian Masset, në një masë të pashembullt që nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se Parisi zyrtar është velur nga sulmet “e vazhueshme dhe të pabaza” nga udhëheqësit politikë italianë kundër Francës.
Kjo goditje diplomatike, shumë e pazakontë mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, u njoftua përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Francës.
Burimet diplomatike thanë se Parisi mori masa pas një numër sulmesh verbale nga zëvendëskryeministrat e Italisë, që kulmuan në takimin këtë javë mes zëvendëskryeministrit Luigi di Maio, kreu i Lëvizjes populiste 5-Yje, dhe aktivistëve në protestat “jelekët e verdhë” që vazhdojnë prej një muaji fushatën anti-Presidentit Macron.
Marrëdhëniet mes Italisë dhe Francës, tradicionalisht dy aleatë të ngushtë në BE, janë tensionuar që nga mesi i 2018-ës, kur Di Maio dhe zëvendëskryeministri tjetër Matteo Salvini, kreu i Lidhjes së Veriut të ekstremit të djathtë, filluan të thumbojnë e kritikojnë Presidentit Macron dhe Francën, kryesisht lidhur me mospajtime për politikën e imigracionit.
Facebook Forum