Lidhje

Irani kujton 40 vjetorin e Revolucionit Islamik


Qindra mijëra iranianë u mblodhën sot për të shënuar 40 vjetorin e Revolucionit Islamik të vendit.

Revolucioni Islamik solli rënien e qeverisë së Shahut Mohammad Reza Pahlavi që kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pas kthimit nga mërgimi të Ayatollah Ruhollah Khomeinit në vitin 1979.

Në miting pjesëmarrësit thërrisnin dhe mbanin parrulla ku shkruhej: “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.

Presidenti Hassan Rouhani mbajti një fjalim, ku tha se armiqtë e Iranit nuk do të arrijnë ato që ai i cilësoi synime keqdashëse.

Ai tha se ndërsa Irani do të vazhdojë të ketë një “angazhim konstruktiv” me komunitetin ndërkombëtar, Teherani nuk ka për të kërkuar leje për prodhimin e çfarëdo lloj rakete.

Gjatë ceremonive me rastin e 40 vjetorit të Revolucionit Islamik u zhvillua edhe një paradë ushatarake, gjatë së cilës u ekspozuan raketa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG