Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë viziton Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan, zhvilloi sot një vizitë të pa njoftuar më parë në Afganistan, ku pati takime me komandantë amerikanë dhe udhëheqës afganë, ndërsa po bëhen përpjekje për paqe me talebanët.

Zoti Shanahan tha se nuk ka marrë orjentime për pakësimin e pranisë së trupave amerikane, edhe pse zyrtarët thonë se kjo çështje është një nga kërkesat kryesore të talebanëve, në negociatat e paqes.

Pat Shanahan tha se administrata e Presidentit Donald Trump po përpiqet të shqyrtojë të gjitha mundësitë për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare, më e gjata në historinë amerikane.

Qeveria e Presidentit afgan Ashraf Ghani nuk ka qenë pjesë e bisedimeve mes të dërguarit amerikan Zalmay Khalilzad dhe talebanëve.

Zoti Shanahan tha se Pentagoni është duke luajtur “një rol të rëndësishëm për të ndihmuar dialogun” dhe se po bashkëpunon ngushtë për këtë çështje me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe me Këshilltarin e Sigurisë KombëtareJohn Bolton.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG