Lidhje

Stoltenberg: dialog me Rusinë për traktatin e armëve bërthamore


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të premten se do të diskutojë me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov mbi shkeljet e Rusisë ndaj një traktati të armëve bërthamore. Ai tha se dialogu është i rëndësishëm "kur tensionet janë të larta".

Stoltenberg komentoi për gazetarët gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Zoti Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s janë "jashtëzakonisht të shqetësuar" për shkeljet nga ana e Rusisë të Traktatit të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Ai iu përgjigj gjithashtu kritikave amerikane lidhur me shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane dhe Kanadasë.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha se "prej vitesh, aleatët e NATO-s po i shkurtonin buxhetet e mbrojtjes, ndërsa tani po fillojnë t’i rrisin ato". Ai tha gjithashtu se administrata e Presidentit Trump ka treguar përkushtimin e saj ndaj NATO-s.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG