Lidhje

Ruhani: SHBA po zhvillon luftë ekonomike kundër Iranit


Presidenti i Iranit i përshkroi sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit si një luftë ekonomike, duke theksuar se “lufta ekonomike është më e vështirë se ajo ushtarake”.

Hasan Ruhani i bëri këto komente sot, gjatë një ceremonie për inaugurimin e rafinerisë së naftës së Gjirit Persik, të ndërtuar në qytetin-port Bandar Abbas.

Ndërtimi i rafinerisë filloi në vitin 2006 dhe ajo ka kapacitetin për të prodhuar 400,000 fuçi në ditë, rreth 20 për qind të kapacitetit të prodhimit të naftës që ka tani Irani: më tepër se 2 milionë fuçi në ditë.

Administrata Trump vitin e kaluar u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit. Sanksionet amerikane prekin sektorin e prodhimit të naftës, me rëndësi jetike për Iranin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG