Lidhje

Rifillojnë bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë


Negociatorët nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara po i rifillojnë këtë javë bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Shtëpia e Bardhë tha se të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen një raund i tretë negociatash në Uashington mes zyrtarëve të të dyja palëve dhe të enjten bisedimet do të vazhdojnë mes zyrtarëve të nivelit më të lartë.

Bisedimet tregtare janë rezultat i një marrëveshjeje të dhjetorit mes Presidentit Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping, për t’i dhënë fund për 90 ditë konfliktit për tarifat, duke filluar nga dita e Vitit të Ri.

Administrata amerikane ka kërcënuar se do t’i rrisë tarifat nga 10 për qind në 25 për qind, në se deri më 2 mars nuk arrihet një marrëveshje. Por Presidenti Trump tha javën e kaluar se ky afat mund të shtyhet, në varësi të ecurisë së bisedimeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG