Lidhje

Lidhja Arabe dhe BE diskutojnë imigracionin dhe sigurinë


Në qendrën turistike Sharm el Sheikh të Egjiptit vazhdoi sot dita e dytë e një takimi mes udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe atyre të vendeve të Lidhjes Arabe, për diskutime mbi imigracionin, sigurinë dhe biznesin.

Në takim u diskutua edhe për Izrarelin. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se pikëpamja e Gjermanisë është se “E drejta e ekzistencës së Izraelit është e panegociueshme” dhe se vendi i saj “mbështet idenë e një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme, atij hebraik të Izraelit dhe atij palestinez. Zonja Merkel tha se izraelitët dhe palestinezët duhet të vazhdojnë të punojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje; ajo shtoi se ka ende disa “tendenca agresive të Iranit” dhe se Europa dhe vendet arabe duhet të vazhdojnë diskutimet se si ta trajtojnë Iranin. Europa, tha zonja Merkel, vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin. Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe arabe u zotuan në takim se do të vazhdojnë ta forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe të trajtojnë çështjen e imigracionit të paligjshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG