Lidhje

Konflikti Indi-Pakistan


People read newspapers carrying headlines about India Pakistan tensions, in Karachi, Pakistan, Thursday, Feb. 28, 2019.

Pakistani do ta lirojë nga paraburgimi pilotin indian i cili u kap pasi avioni i tij luftatarak u rrëzua pasi u godit nga forcat pakistaneze këtë javë në rajonin e debatueshëm të Kashmirit.

Gjatë një fjalimi në parlament të enjten Kryeministri Imran Khan njoftoi se Pakistani do ta kthejë të premten pilotin (Abhinandan Varthaman) si një "gjest paqeje" ndaj fqinjit të saj.

Piloti u kap të mërkurën ndërsa po fluturontë mbi atë që njihet si “vija e kontrollit”, kufiri de-facto në rajonin e debatueshëm të Kashmirit, brenda hapësirës pakistaneze. Gjatë luftimeve u rrëzua edhe një avion i dytë luftarak indian, por ai ra në territorin e Kashmirit të kontrolluar nga India. Nju Delhi pretendon gjithashtu se ka qëlluar dhe rrëzuar një avion luftarak pakistanez, çka u mohua nga Islamabadi.

Njoftimi për lirimin e pilotit, erdhi vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Hanoi se Shtetet e Bashkuara po luajnë një rol për të ulur tensionet mes dy vendeve kundërshtare që disponojnë armë bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve të enjten gjatë një udhëtimi me avion nga Vietnami në Manila, se kishte "zhvilluar një bisedë të gjatë" të mërkurën në mbrëmje me udhëheqësit e Indisë dhe Pakistanit. Zoti Pompeo tha se bisedat kishin për qëllim "të siguronin një shkëmbim të mirë të informacionit" mes udhëheqësve dhe t’i inkurajonin ata "të mos ndërmerrnin ndonjë veprim që do të përshkallëzonte dhe rriste më shumë rrezikun".

Konflikti mes dy vendeve shkoi në prag të luftës, që kur 40 forca paraushtarake indiane u vranë gjatë një sulmi vetëvrasës në qytetin e Pulwama në Kashmirin indian më 14 shkurt. New Delhi akuzoi Pakistanin për mbrojtjen e grupit militant Jaish e Mohammad, që mori përgjegjësinë për sulmin.

Të martën avionët indianë hynë në hapësirën ajrore pakistaneze, për herë të parë që nga viti 1971 kur të dy vendet ishin në luftë, për të shkatërruar ato që ata thanë se ishin kampe ku stërviten anëtarët e grupit militant në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit. Dy vendet kundërshtare kanë shkuar në luftë tre herë që nga shpallja e pavarësisë nga Britania në vitin 1947.

Të enjten të dyja palët shkëmbyen shkurtimisht zjarr gjatë kufirit debatueshëm të Kashmirit, por nuk pati raportime për viktimave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG