Lidhje

Plazhi i Çikagos mban vendasit të ngrohtë në dimrin e acartë


The city skyline is seen from the North Avenue Beach at Lake Michigan, as bitter cold phenomenon called the polar vortex has descended on much of the central and eastern United States, in Chicago, Illinois, U.S., January 29, 2019.
The city skyline is seen from the North Avenue Beach at Lake Michigan, as bitter cold phenomenon called the polar vortex has descended on much of the central and eastern United States, in Chicago, Illinois, U.S., January 29, 2019.

Nuk janë të shumtë njerëzit që kalojnë një ditë të ftohtë dimri në plazh…..por kjo ndryshon kur bëhet fjalë për “Plazhin e Çikagos”. Ndërsa një pjesë e mirë e Amerikës po përjeton temperatura të pazakonta nën gradën zero, korespondentja e Zërit të Amerikës Yekaterina Yalovetskaya ishte në Çikago për të parë nga afër plazhin e improvizuar brenda një paku në një ndërtesë historike të këtij qyteti që ofron veprimtari të shumta.

Two women (one obscured by the other) walk along a frozen beach at Lake Michigan in Chicago, Illinois, Jan. 7, 2015.
Two women (one obscured by the other) walk along a frozen beach at Lake Michigan in Chicago, Illinois, Jan. 7, 2015.

Liqeni Miçigan, i preferuar për vizitorët e Çikagos gjatë verës, këto ditë është braktisur. Qyteti i Çikagos përjetoi një acar të pazakontë

ndërsa vorbulla polare që përfshiu zonën i çoi temperaturat deri në -32 gradë Celsius në disa pjesë të qytetit.

Por zyrtarët e qendrës historike ‘Navy Pier’ vendosën që moti i acartë nuk ishte arsye e mjaftueshme për të mos shijuar pamjen e liqenit. Ata krijuan një plazh të improvizuar brenda ndërtesës. Vizitorët mund të futen në sallën gjigande dhe të zhyten në një detë me topa të bardhë plastikë. Erika Taylor është drejtoreshë në qendrën ‘Navy Pier’.

“Janë miliona topa të vegjël të tejdukshëm që nuk mbartin mikrobe të ardhur nga Australia. Plazhin e kemi nga miqtë tanë të ‘Expo Chicago’.

Kjo është realizuar nga ideja e grupit të arkitekturës ‘Snarkitecture’ me qendër në Nju Jork të cilët na prezantuan këtë ide gjeniale.”

Plazhi i pazakontë po tërheq shumë njerëz të mërzitur nga moti i ftohtë. Në plazh gjen 100 karrige për tu shtrirë si dhe çadra apo kullat e detyrueshme të shpëtimit.

Është një kontrast i thellë mes detit me topa të vegjël brenda parkut dhe motit të acartë përtej xhamave të tij. Plazhi artistik është falas dhe kryesisht në ditët e acarta që shkollat janë të mbyllura u ofrojnë familjeve dhe fëmijëve që të shpenzojnë sadopak energji. Margarita është një prej vizitorëve.

“Fëmijët po kënaqen. Menduam të rrinim 10 minuta por kemi mbi një orë që jemi këtu.”

“Ka ngjashmëri...po lëvize fundosesh si të jesh në ujë. Një ide shumë e mirë”, thotë një prind që ka sjellë fëmijët në këtë park të pazakontë.

Çdo mbrëmje pas mbylljes së parkut, punonjësit e ‘Navy Pier’ spërkasin topat plastik me një solucion pastrues. Ata thonë se kjo bëhet që vizitorët të ndajnë momente argëtuese dhe jo mikrobe.

“Ndoshta edhe mund të fundosesh. Ide e mirë”, thotë vogëlushja Katy.

Një tjetër vizitore, Zizi, shprehet me humor tek zhytet në detin me topa të bardhë.

“Më ka zënë paniku sepse nuk e di si do të dal nga këtu.”

“Është një mënyrë për të prezantuar artin tek fëmijët në mënyrë të prekshme dhe dhe jo vetëm për ta parë..”, thotë vizitorja Ellie.

Me një ide shumë interesante, me shumë topa të vegjël, krijuesit gjetën një mënyrë për të tërhequr njerëzit në plazh në mesin e dimrit të Çikagos.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG