Lidhje

Shkarkohet anëtarja e KLP, Sevdari


Ndërsa u zgjodh vetëm pak muaj më parë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke qenë se kishte kaluar me sukses testin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), prokurorja Antoneta Sevdari mbeti sot jashtë radhëve të Drejtësisë, pas vendimit të Kolegjit të Apelit. Kishte qenë Komisioneri publik, i cili në muajin gusht, pak javë pasi Sevdari ishte vlerësuar pozitivisht nga KPK-ja, ai i cili ishte drejtuar Kolegjit, për shkak të problemeve të vërejtura si me pasurin e deklaruar prej saj, ashtu dhe me aspektin e aftësive profesionale.

Kolegji tha sot se jo të gjitha vërejtjet e Komisionerit Publik ishin marrë parasysh, por se kishte gjetur me vend, dyshimet e ngritura lidhur me pasurinë e bashkëshortit të saj, për mos paraqitjen e dokumentacionit për pagesën e tatimeve për të ardhurat si emigrant në Greqi dhe më pas nga puna në Arabinë Saudite. Sa i takon aspektit profesional, Kolegji ju referua një çështjeje të cilën ajo nuk e kishte apeluar.

Përveç Sevdarit, janë dhe tre anëtarë të tjerë të KLP-së, për të cilët Komisioneri Publik ka bërë ankimim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG