Lidhje

Hetime për lidhje të mundshme të Presidentit Trump me Rusinë


Kryetari i Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve ka në plan të kërkojë të dhëna të hënën për 60 persona, përfshirë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Drejtësisë, si pjesë e hetimeve të zgjeruara ndaj Presidentin Donald Trump mbi lidhjet e tijtë mundshme me Rusinë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 .

Ligjvënësi Jerrold Nadler i tha kanalist ABC News se komisioni dëshiron të shohë dokumente të djalit të madh të presidentit Trump, Donald Trump Jr. dhe Allen Weisselbergut, shefit financave të Organizatës Trump, perandoria globale e biznesit të presidentit.

"Krimet dhe shkeljet e padëshirueshme që mund të çojnë në shkarkim nga detyra, janë dy gjëra të ndryshme: Mund të ketë krime që nuk janë shkelje që mund të çojnë në shkarkim dhe e kundërta. Ne duhet t’ja parashtrojmë këtë popullit amerikan - dhe nuk mund të varemi nga hetimi i Robert Muellerit për këtë: hetimi i zotit Mueller, së pari nuk e dimë se kur do të përfundojë, pavarësisht thashethemeve të shumta, dhe së dyti, është përqendruar në krime specifike. Ne duhet të përqendrohemi në një hetmi më të gjerë ".

Komisioni në fjalë dhe grupe të tjera në Kongres po presin publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mbi hetimin e tij 22-mujor për lidhjet e mundshme të fushatës Trump me Rusinë dhe nëse Donald Trumpi, si president, pengoi drejtësinë duke u përpjekur të pengonte hetimin.

Ligjvënësi Nadler thotë se beson se ish-avokati personal i presidentit Trump, Michael Cohen, ka implikuar drejtpërdrejt presidentin në krime të ndryshme, si gjatë fushatës së tij presidenciale edhe ndërsa ka qenë president.

Ish avokati Cohen i tregoi javën e kaluar Komisionit të Mbikqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve dy çeqe - një të nënshkruar nga presidenti dhe një të nënshkruar nga djali i tij dhe financieri Weisselberg - për të riimbursuar pjesërisht avokatin për 130,000 dollarët që ai i pagoi pak para zgjedhjeve të viti 2016 yllit pornografik Stormy Daniels, për ta mbajtur atë të heshtur në lidhje me një marrëdhënie të dyshuar që ajo pretendon të ketë pasur me Donald Trumpin më shumë se një dekadë më parë.

Cohen është dënuar me burg për tre vjet pasi u shpall fajtor për krime financiare dhe për dëshmi të rreme në Kongres lidhur me përpjekjet e zotit Trump për biznes në Rusi që përfunduan në janar 2016, në fillim të fushatës së tij presidenciale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG