Lidhje

Shqipëri, në parlament 4 emra të LSI-së


Në Shqipëri Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit katër përfaqësuesve të LSI-së të cilët nuk kanë pranuar t’i binden vendimit të opozitës për të braktisur Parlamentin.

Edmond Rrushi e Ylli Shehu, emrat e të cilëve ishin në listën e kandidatëve të Tiranës në zgjedhjet e 2017-ës, si dhe , Aurora Mara e listës së Dibrës dhe Enver Rroshi i listës së Elbasanit, pritet që nesër të bëjnë betimin në sallë. Ndërkohë, një tjetër emër, këtë herë nga Partia Demokratike, Lefter Maliqi, nga lista e Beratit, ka dorëzuar sot formularin e vetdeklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ata do t’i bashkohen Myslym Murrit të Partisë Demokratike dhe Lefter Kokës të LSI-së të cilët nuk pranuan të lënë mandatin.

Sipas opozitës, emrat e përfaqësuesve të saj që nuk po pranojnë të heqin dorë nga mandatet janë përpjekje të shumicës për të krijuar një opozitë artificiale.

Parlamenti është thirrur nesër në seancën e radhës, ndërkohë që dhe opozita ka njoftuar sërish protestë, ndonëse policia ka refuzuar t’i japë leje, pas incidenteve të dhunshme që u shënuan një javë më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG