Lidhje

Ndahet nga jeta aktori amerikan Luke Perry


Është ndarë nga jeta Luke Perry, aktori që fitoi popullaritet për intrerpretimin e rolit të pasanikut rebel Dylan McKay në filmin ``Beverly Hills, 90210,''. Perry vdiq të hënën, në moshën 52 vjeçare, pas një hemorragjie cerebrale masive.

Aktori ishte i rrethuar nga familjarë dhe miq kur ai u nda nga jeta: dy fëmijët e tij Jake dhe Sophie, ish gruaja e tij Minnie Sharp dhe e fejuara Wendy Madison Bauer. Ai ishte shtruar me urgjencë në një spital të Los Anxelosit të mërkurën e kaluar.

Luke Perry ka interpretuar në një sërë filmash, si: “The Fifth Element,'' “8 Seconds'', “American Strays'' , si dhe filmat televiziv “Oz” e serialët “Ties That Bind'' dhe “Body of Proof.''

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG