Lidhje

Shpallet fajtor zyrtari i lartë katolik


France Church Sex Abuse
France Church Sex Abuse

Një gjykatë në Francë shpalli fajtor të enjten një zyrtar të lartë katolik se nuk kishte raportuar akuzat e bëra ndaj një prifti për abuzim seksual.

Kardinali Philippe Barbarin u dënua me kusht për gjashtë muaj, në një prej proceseve gjyqësore që ka marrë vëmendje të madhe publike në vend lidhur me skandalet e pedofilisë që kanë përfshirë kishën.

Gjykata e shpalli fajtor kardinalin për mbulim të akuzave për abuzim ndaj një prifti në varësi të tij, i cili do të përballet me një proces gjyqësor më vonë gjatë këtij viti.

Avokati i kardinalit tha se do ta apelojë vendimin.

Ndërkohë në Australi një person paraqiti të enjten një padi civile kundër kardinalit George Pell, ku e akuzon se prifti e kishte abuzuar seksualisht në vitet 1970. Paditësi është pjesë e një grupi të dytë personash që akuzojnë se George Pell i ka abuzuar seksualisht kur ishin në moshë të mitur, por prokurorët e hodhën poshtë çështjen në gjykatën penale.

Zoti Pell ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit pasi u shpall fajtor në muajin dhjetor për pesë akuza kriminale të cilat përfshijnë sulm seksual ndaj dy djemve adoleshentë të korit të kishës ndërsa ai shërbente si kryepeshkop i dioqezës së Melburnit. Ai mund të dënohet deri në 50 vjet burg dhe vendimi është parashikuar të shpallet javën e ardhshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG