Ndërprerjet e energjisë elektrike që goditën Venezuelën të enjten vazhduan edhe mëngjesin e së premtes.
Nga kjo situatë u prekën shumica e 23 shteteve të vendit si dhe kryeqyteti, Karakas.
Sipas zyrtarëve, situata ishte pasojë e një sabotazhi që kishte ndodhur në një nga centralet e saj hidroelektrike (Guri Dam), por ata nuk ofruan asnjë provë për ta mbështetur këtë pohim.
Sipas Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, Shtetet e Bashkuara kishin dorë tek ndërprerja e energjisë.
Në një postim në twitter udhëheqësi i opozitës Juan Guaido, i cili njihet nga SHBA-ja dhe rreth 50 vende të tjera si president i përkohshëm i vendit, kritikoi ashpër Nicolas Maduron për situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Facebook Forum