Lidhje

Ish-avokati i presidentit, padi ndaj korporatës Trump


Ish-avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump Michael Cohen po padit organizatën Trump për tarifat ligjore dhe paratë që ai ka shpenzuar në emër të perandorisë së biznesit të zotit Trump. Por tani ai është i detyruar të heqë dorë për shkak të çështjes penale në vazhdim kundër tij.

Zoti Cohen pretendon se zoti Trump i ka një borxh prej 3.8 milionë dollarë, të cilin gjatë një dëshmie publike në Kongres e cilësoi si një njeri të keq, mashtrues dhe racist.

Zoti Cohen tha gjithashtu se kurrë nuk ka kërkuar dhe as nuk do të pranonte, një vendim për falje nga ana e Presidentit Trump.

Pritet që në muajin maj Michael Cohen të nisë dënimin trevjeçar me burg pasi u vetëdeklarua fajtor për krime financiare dhe se kishte gënjyer Kongresin për llogari të zotit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG