Vendimi i papritur i gjykatësit federal për ta dënuar Paul Manafortin vetëm me katër vjet burg, u konsiderua nga disa kritikë si shumë i lehtë, duke rizgjuar debatin lidhur me pabarazitë racore dhe klasore në sistemin amerikan të drejtësisë kriminale.
Gjykatësi T. S. Ellis e dënoi Manafortin me 47 muaj burg të enjten. Muaj pasi ish-kreu i fushatës zgjedhore të Presidentit Donald Trump, u shpall fajtor për tetë akuza për mashtrime bankare dhe taksash, lidhur me miliona dollare fitimesh që ai i siguroi ndërsa punonte për politikanë ukrainas.
Dënimi ishte shumë më i ulët nga ai prej 19.5 deri në 24.5 vjet, që parashikohet nga udhëzimet për denime federale për këto lloj krimesh. Por gjykatësi tha se i ishte dukur “i teruar” dënimi i rekomanduar dhe se kishte marrë parasysh faktorë të tjerë kur mori vendimin për dënimin më të ulët, përfshirë letra mbështetëse nga përkrahësit me emër të Manafortit.
Dënimi mennjëherë u bë objekt talljesh në media sociale dhe emisione humoristike dhe ngjalli kritika lidhur me përfundimet shpesh shumë të pabalancuara të proceseve kriminale të të pandehurve të bardhë me avokatë me peshë, në krahasim me ata nga pakicat që ndihmohen nga avokatë publikë.
Facebook Forum