Lidhje

Shqipëri, 5 emra të opozitës marrin mandatin


Në Shqipëri Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit tre përfaqësuesve të LSI-së dhe dy të Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë pranuar t’i binden vendimit të opozitës për të braktisur Parlamentin

Komisioni Qëndror mori sot vendimin për Edlira Hysenin, Ediola Brahan dhe Elda Hotin, kandidatë në listat e LSI-së dhe për Lefter Maliqin e Majlinda Halilin, kandidatë në listat e Partisë Demokratike. Komisioni shtyu vendimin për emrin tjetër nga listat e demokratëve, Ligoraq Karamelon. Ndërkohë që një tjetër përfaqësues i Partisë Demokratike, nga listat e Kukësit, Alban Zeneli ka nisur procedurat.

Aktualisht në sallën e parlamentit janë 6 përfaqësuesë nga radhët e opozitës. Katër prej tyre, të gjithë të LSI-së, bënë betimin javën e kaluar, duke ju bashkuar Myslym Murrizit të Partisë Demokratike dhe Lefter Kokës të LSI-së të cilët nuk pranuan të lënë mandatin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG