Lidhje

Parlamenti i Britanisë voton për BREXIT-in


Kryeministrja britanike Theresa May u tha ligjvënësve të martën se ndarja e Britanisë nga Bashkimi Evropian mund të rezultojë në humbje, nëse ata nuk votojnë për marrëveshjen e re të shkëputjes që ajo negocioi me Bashkimin Evropian.

Zonja May i kërkoi me forcë Dhomës së Komuneve të miratojë versionin e saj të fundit të marrëveshjes për shkëputjen e Britanisë që ajo negocioi të hënën me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. Shkëputja nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së është planifikuar për më 29 mars.

Udhëheqësja britanike tha se zoti Juncker ra dakord për "ndryshime të sanksionuara me ligj”, për të siguruar që kufiri midis Irlandës – anëtare e BE-së - dhe Irlandës së Veriut - pjesë e Britanisë - të mbetet i hapur pas shkëputjes. Por është e paqartë nëse ndryshimet do të ishin të mjaftueshme për ligjvënësit, të cilët në janar votuan me shumicë dërrmues kundër planit të kryeministres.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se BE-ja ka bërë "propozime të qarta dhe të largpamëse" për të zbutur shqetësimet e Britanisë lidhur me marrëveshjen. Por ajo iu shmang pyetjes nëse ajo ishte e gatshme për të shtyrë daljen e Britanisë nga BE-ja nëse ligjvënësit britanikë nuk bien dot dakord për një plan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG