Zona malore e Dukagjinit në bashkinë e Shkodrës prej më shumë se 20 vitesh ka qenë një ndër zonat më problematike për kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Vetem në njërën nga 4 njësitë administrative të kësaj zone, në Pult, janë dënuar me burgim 23 banorë për kultivim dhe trafikim të drogës. Kjo ka shtyrë administratën vendore të ndërmarrë një program për të nxitur zhvillimin ekonomik të Pultit përmes shfrytëzimit të traditës dhe pasurive natyrore të vetë zonës. Korrespondenti i Zerit te Amerikes, Pëllumb Sulo, përgatiti kronikën:
Program për zhvillim ekonomik për të luftuar kultivimin e drogës në Pult
- Pëllumb Sulo
Facebook Forum