Lidhje

Shqipëri, hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm


Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili do duhet të pasojë drejtuesen aktuale Arta Marku e zgjedhur në dhjetor të 2017 me një mandat të përkohshëm.

Këshillli hapi garën pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë. Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë. Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG