Lidhje

Ligjvënësit kritikojnë shkurtimet e propozuara për diplomacinë në buxhet


U.S. Secretary of State Mike Pompeo testifies at a House Appropriations Subcommittee hearing on the State Department's budget request for 2020 in Washington, D.C., March 27, 2019.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbrojti shkurtimet e propozuara në buxhetin e Presidentit Donald Trump për diplomacinë dhe ndihmën e huaj nga kritikat e ashpra si nga ligjvënësit republikanë, ashtu edhe ata demokratë në seanca të Kongresit të mërkurën. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Elliot Engel i tha zotit Pompeo se buxheti i Presidentit ishte s’kishte asnjë shans të miratohej. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine sjell më shumë hollësi nga Departamenti i Shtetit.

11 miliardë dollarë shkurtime të propozuara për ndihmën e huaj dhe Departamentin e Shtetit, ishin në qendër të seancave të kongresit të mërkurën. Projekt-buxheti i presidentit i vitit 2020, parashikon shkurtime për sistemimin e refugjatëve, kujdesin shëndetësor global dhe programe të tjera. Si kryetari demokrat i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, ashtu edhe zëvendës kryetari republikan janë kundër shkurtimeve, kështuqë ato mund të mos miratohen nga Kongresi.

“Ky buxhet, sipas mendimit tim, i tregon botës se politika e jashtme e Presidentit Trump është mosangazhimi, tërheqja nga vende ku udhëheqja amerikane është më e nevojshme. Dhe ne e dimë që vende që nuk kanë të njëjtat vlera si ne, si për shembull Kina, Rusia dhe Irani, janë të lumtur të mbushin zbrazëtirën”, tha zoti Engel.

“Megjithatë unë jam dakord me kryetarin. Unë besoj se disa shkurtime kanë pasoja që do të na kushtonin më shumë në të ardhmen afatgjatë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shkurtimet në programet kritike humanitare dhe të zhvillimit që nxisin demokracinë, mbështesin rritjen ekonomike dhe sigurojnë burime që konsolidojnë stabilitetin në zonat ku ka rrezik terrorizmi dhe ideologji ekstremiste”.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se është shumë i vetëdijshëm për kërcënimet që paraqesin Kina dhe Rusia, por tha se administrata duhet të ketë parasysh edhe “barrën” që bie mbi taksaëaguesit amerikanë.

“Do të sigurohemi që Kina dhe Rusia të mos fitojnë një avantazh strategjik në një kohë rigjallërimi të një konkurrence mes fuqive të mëdha. Do të vazhdojmë përparimin drejt një çnuklearizimi përfudnimtar dhe plotësisht të verifikuar të Koresë së Veriut. Dhe do ta mbështesim popullin e Venezuelës, ndërsa përpiqet për një rivendosje paqësore të demokracisë”, tha ai.

Zoti Pompeo tha se projekt-buxheti parashikon një autoritet të ri për të mbështetur një tranzicion demokratik në Venezuelë, përfshirë deri në 500 milionë dollarë ndihma të huaja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG