Lidhje

Zgjedhjet lokale në Turqi dhe shanset e Partisë AKP në rajonet kurde


Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaking to supporters in Van, eastern Turkey, ahead of the March 31 local elections (March 26, 2019)

Në Turqi, Partia në pushtet AKP, me premtimet e saj për përmirësimin e jetesës, shtimin e vendeve të punës dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara, po përpiqet të mposhtë partinë kryesore pro-kurde HDP në zgjedhjet lokale të së dielës. Një nga betejat kryesore është Dijarbakiri, qyteti qendror në juglindje të Turqisë, me popullsi kryesisht kurde, qendër e një kryengritjeje të gjatë të separatistëve prej disa dekadash. Korrepondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton:

Në distriktin Baglar të Diyarbakirit, partia në pushtet e Turqisë, AKP, po sfidon në zgjedhjet e së dielës partinë pro-kurde HDP në një prej bastionet të saj elektorale.


Kandidati kryesor i AKP-së, Huseyin Beyoglu po përgatitet për një tjetër ditë të fushatës:

"Njerëzit në Baglar duan shërbime, qetësi, duan punë dhe besojnë se këto do të vijnë vetëm prej zyrtarëve komunalë të Partisë AKP. Ata kërkojnë largimin e Partisë HDP, që për 20 vitet e fundit nuk solli asgjë, veç pakënaqësisë në distriktin e tyre”, thotë Huseyin Beyoglu, kandidati i partisë AKP.

Pjesë të distriktit Dijarbakir u shkatërruan nga luftimet e ashpëra, ndërsa forcat e sigurisë dëbuan separatistët kurdë nga qyteti.

Tani qeveria e partisë AKP është duke dhënë fonde të shumta për rindërtimin e kësaj zone.

Në një kohë që gjatë luftës janë shkatërruar zonat më të varfëra të qytetit, mbetet e paqartë se kush do të jetë në gjendje të përballojë banesat e reja.

Zyrtarë të lartë nga Ankaraja e vizitojnë rregullisht qytetin, për të vlerësuar përparimin para zgjedhjeve të rëndësishme lokale të së dielës.

Partia AKP beson se imazhet e luftimeve pranë atyre të rindërtimit, japin një mesazh fitoreje.

Në rrugët e Baglarit, aktivistët e AKP besojnë se njerëzit janë gati për ndryshim.

"Ata nuk duan t’i rikthehen së shkuarës. Dy vjet më parë qepenët e dyqaneve ishin pothuajse të mbyllura në Baglar, nuk kishte qetësi, kishte vazhdimisht shpërthime me bomba gazi, luftime dhe shumë zhurmë. Nuk kishte paqe, shërbime, punë... "

Policia mbron aktivistët e AKP-së. Në të kaluarën, pjesa më e madhe e disktriktit ishte një zonë ku nuk lëviznin forcat e sigurisë.

Në bastionin e partisë pro-kurde HDP banojnë rreth 400 mijë njerëz.

Gjatë luftës kundër separatistëve kurdë PKK, forcat e sigurisë i kishin detyruar që të largoheshin nga fshatrat e tyre shumë banorë të cilët jetojnë tani këtu,

Megjithatë, qyteti Beyoglu duket po e mbështet mesazhin e ndryshimit.


"Ne si tregtarë, ishim shumë të pakënaqur: nuk mund t’i hapnim dyqanet, kishte gjithmonë shkatërrime, aksidente; falë Zotit që këta njerëz e ndryshuan gjendjen, prandaj zgjedhja jonë është Partia AKP”, - thotë një pronar dyqani.

Beyoglu është përballë një beteje të vështirë, duke patur parasysh nga njëra anë mbështetjen për Partinë HDP në bastionin e saj Baglar dhe në anën tjetër, zemërimin e banorëve ndaj masave shtypëse të kësaj partie kohët të fundit.

Por duket se qyteti po i var shpresat tek njerëzit që shohin drejt së ardhmes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG