Lidhje

Ukrainë, humoristi Zelenski kryeson në bazë të anketave


Anketat me zgjedhësit që sapo kishin votuar tregojnë se humoristi Volodimir Zelenski kryeson në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, por nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme për të shmangur balotazhin.

Rezultatet e anketës dolën të dielën në mbrëmje pas mbylljes së qendrave të votimit. Ato tregojnë se zoti Zelenski ka marrë rreth 30.4% të votës në shkallë kombëtare, pasuar nga Presidenti aktual Petro Poroshenko me 17.8% të votës dhe ish-Kryeministrja Julia Timoshenko me 14.2% të votës.

Anketa u zhvillua nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji dhe Qendra Razumkov për opinionin public me afro 18 mijë votues nga afro 400 qendra votimi dy orë para mbylljes së votimeve.

Nëse konfirmohen këto rezultate, dy pretendentët më të fortë do të shkojnë në balotazh më 21 prill.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG