Lidhje

Artistët, bojkot botëror hoteleve në pronësi të sulltanit të Bruneit


Ylli i rokut britanik Elton John i është bashkuar thirrjes së aktorit George Clooney për një bojkot botëror të hoteleve në pronësi të sulltanit të Bruneit, i cili ka në plan të zbatojë këtë javë dënimin me vdekje të homoseksualëve.

Në një postim në twitter këngëtari shkruante se "beson se dashuria është dashuri dhe se të jesh në gjendje të duash bazuar tek zgjedhja personale është një e drejtë themelore e njeriut".

Monarkia myslimane e Bruneit ka në pronësi hotele luksoze të tilla si “Beverly Hills” që ndodhet në Hollywood si dhe në Dorchester të Londrës.

Brunei ka miratuar ligjin e sheriatit sipas të cilit homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët mund të vriten me gurë.

Javën e kaluar aktori George Clooney tha se qëndrimi në një hotel të Bruneit është njësoj si të "vendosesh drejtpërdrejt paratë në xhepat e njerëzve që zgjedhin të gjuajnë me gurë apo të rrahin deri në vdekje qytetarët e tyre sepse janë homoseksualë apo se akuzohen për tradhëti bashkëshortore".

Të tjerë personalitete që mbështesin bojkotin përfshijnë ish-nënpresidentin Joe Biden, senatorin republikan Ted Cruz dhe aktoren Jamie Lee Curtis.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG