Lidhje

Tiranë, konferencë rajonale mbi luftën ndaj krimit


Tiranë, konferencë rajonale mbi luftën ndaj krimit ekonomik
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Bashkimi Europian dhe Këshilli I Europës zhvilluan sot në Tiranë Konferencën përmbyllëse të Programit 3-vjeçar “Lehtësirat Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Ai është prej tre vjetësh një nga programet kryesore të BE-së për garantimin e drejtësisë, antikorrupsionit, krimit ekonomik dhe atij te organizuar si edhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël.

“Lufta ndaj korrupsionit, krimit ekonomik, krimit të organizuar, lufta ndaj diskriminimit të grupeve të pambrojtura do të sjellë për ju më shumë drejtësi, më shumë shumë siguri, mbrojtje. Zhdukja e korrupsionit do të sjellë për ju më shumë burime të ardhurash për shërbime më të mira sociale dhe shëndetësore, shkolla më të mira, rruga më të sigurta, që deri tani i shfrytëzon krimi ekonomik dhe korrupsioni” - tha Liselote Isaksson, Drejtuese e Seksionit për të drejtat Qytetare në drejtorinë për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë në Komisionin Europian.

Qytetarët duhet të marrin pjesë dhe të mos kenë frikë që të ndihmojnë në pastrimin e korrupsionit. Bashkimi Europian po e mbështet Shqipërinë që të shtojë masat dhe presionin ndaj krimit dhe korrupsionit, thanë përfaqësuesit e institucioneve europiane; Standartet janë të njëjta dhe duhen arritur nga gjithë anëtarët dhe kandidatët e Bashkimit Europian.

“Ne nuk po nisim vlerësimet nga nivele të larta standartesh për disa anëtarë dhe nga nivele të ulëta për disa të tjerë. Të gjithë anëtarët e institucioneve europiane janë në të njëjtin nivel vlerësimi dhe standartet e të drejtave njerëzore dhe antikrimi duhen arritur dhe duhen ruajtur. Ne raportojmë njëlloj si për Suedinë e Gjermaninë ashtu edhe për Shqipërinë, Serbinë dhe vendet e tjera. Nevojitet një bashkëpunim i ngushtë ndërshtetëror” - tha Venera Taylor Drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Europës.

Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Europës, ndërsa tani përfiton nga projektet europiane në fusha si lufta ndaj diskriminimit, fuqizimi i gjykatave shqiptare, trajtimi cështjes së pronave, dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve vulnerable, duke përfshirjen e bulizmit në shkolla.

Në Konferencë morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina. Ata diskutuan për gjendjen e të drejtave njerëzore në vendet e tyre sa u takon përballjes me burgjet, policinë dhe gjykatat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG