Lidhje

Shefja e ONM-së, Calavera, viziton Tiranën


Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe njëherësh Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, vizitoi për dy ditë Tiranën, ku takua me përfaqësuesit kryesorë të qeverisë dhe politikës shqiptare.

Shefja e ONM-së, Calavera, viziton Tiranën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Zonja Calavera u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e drejtësisë dhe atë të financave, me përfaqësues të KLP-së dhe të opozitës, si dhe kryesoi takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në procesin e politikë-bërjes në mënyrë të vazhdueshme, në procesin legjislativ dhe të vëzhgojnë nga afër zbatimin e këtyre politikave, që ndikojnë në jetën e përditshme të gjithësecilit. Kjo pjesëmarrje nuk duhet të jetë si një zë i largët dhe qëndrime në distancë, por nevojitet një pjesëmarrje e ngushtë, sepse për BE është me rëndësi të sigurohet për efektshmërinë e ligjeve dhe zbatimin e tyre, - tha zonja Kalavera. - Lëvizja e shoqërisë civile është shumë e dobishme, si po shohim protestat për mbrojtjen e lumenjeve dhe ngjarje të tjera, sepse zëri i qytetarëve duhet dëgjuar, po ashtu edhe për reformën në drejtësi".

Zonja Calavera mori pjesë në hapjen e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, një platformë në mbështetje të dialogut dhe fuqizimit të shoqërisë civile.

“Edhe reforma në drejtësi, ku edhe unë kam një rol kryesor me monitorimin, krahas vettingut, do të ishte e pamundur të realizohej pa mendimet e shoqërisë civile - tha zonja Calavera.

Ajo nuk pranoi të komentojë mbi situatën politike në Shqipëri, por vizita e saj po zhvillohet pak kohë para se të dalë raporti vjetor i Komisionit Europian 2019. Pas takimeve të saj në Tiranë, Delegacioni i BE-së në Tiranë shkroi në rrjetet sociale se ishte “koha që të dy palët politike të bëhen së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”.

Kryeministri Rama shkroi edhe ai në rrjetet sociale se ishte "plotësisht dakord me delegacionin e BE, që palët të dialogojnë për reformën zgjedhore, votimin e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës". Ai shtoi se "kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”.

Por opozita ka dorëzuar mandatet parlamentare, po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama si autor i blerjes së votave në bashkëpunim me bandat kriminale në vend.

Opozita po zhvillon një seri protestash në kryeqytet dhe qytete të tjera, dhe ka deklaruar se nuk mund të shkohet në zgjedhje me një qeveri të tillë, e cila nuk organizon zgjedhje, por i vjedh ato me para, shantazhe dhe kërcënimin e votuesve me grupe kriminelësh, që i ka si veprimtarë elektoralë.

Një përfaqësuese e Partisë Demokratike renditi sot disa vëzhgime mbi korrupsionin e lartë në vend, duke theksuar se shqiptarët po emigrojnë, vendi po varfërohet përditë dhe të vetmit që pasurohen janë ata që i blejnë votat me paratë e krimit dhe fondet publike i rishpërndajnë në skema korrupsioni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG