Lidhje

Prokurori i Përgjithshëm përballet me pyetje për hetimin e posaçëm


Kreu i Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr tha të martën se pret të publikojë "brenda një jave" një version të redaktuar të raportit hetimor të prokurorit të posaçëm për Rusinë.

Zoti Barr u tha anëtarëve të Kongresit se plani i tij i mëparshëm për ta publikuar versionin e raportit nga mesi i prillit ende qëndron. Kjo është paraqitja e tij e parë publike që nga marrja e raportit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller.

Raporti, i cili është pothuajse 400 faqe i gjatë, po redaktohet për të hequr informacione sekrete dhe hollësi që kanë të bëjnë me hetime të ndryshme që janë në pritje.

Demokratët e kritikuan ashpër zotin Barr për për mënyrën e trajtimit të raportit. Ata thanë se ishin të shqetësuar për faktin që përmbledhja prej 4 faqesh e konkluzioneve kryesore të raportit, publikuar muajin e kaluar nga kreu i Departamentit të Drejtësisë, i përshkruante gjetjet e hetimit në një mënyrë shumë të favorshme për Presidentin Donald Trump.

Duke shpjeguar se përse e publikoi aq shpejt letrën përmbledhëse për raportin, zoti Barr tha se "opinioni i prokurorit të posaçëm Mueller nuk ishte mister për Departamentin e Drejtësisë para se të dorëzohej raporti.”

Objektivi i seancës së sotme ishte projekt-buxheti i propozuar nga administrata e Presidentit Trump për Departamentin e Drejtësisë për vitin fiskal që fillon në tetor.

Por Prokurori i Përgjthshëm e vuri theksin tek përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të mbrojtur zgjedhjet e ardhshme nga ndërhyrjet e huaja, duke thënë se siguria e zgjedhjeve është një çështje kryesore për agjencinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG