Lidhje

Vjedhja në aeroport, identifikohet grabitësi i vrarë


Në Shqipëri është identifikuar anëtari i bandës që kreu dje pasdite grabitjen 10 milion euroshe në aeroportin Nën Tereza të Tiranës. Ai është Admir Murataj, dhe dyshohet të jetë organizatori i vjedhjes e cila ka ngritur dhe një herë shqetësimin për nivelin e sigurisë në të vetmin aeroport ndërkombëtar të vendit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj akuzoi sot kompaninë kineze që e administron duke u shprehur se ka refuzuar zbatimin e masave të sigurisë të kërkuara nga policia. Zoti Lleshaj premtoi ndërhyrje të shpejta ligjore

Identifikohet personi i dyshuar për grabitjen në aeroport
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:58 0:00

Admir Murataj është një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë shqiptare. I arratisur nga një brug në Greqi në vitin 2013 ai dyshohet të jetë autor dhe I grabtijes në të shkuarën i disa automjeteve që transportojnë para.

Murataj, i cili mendohet të jetë truri I grabitjes së djeshme 10 milion euroshe, ku ai mbante një maske silikoni në fytyrë, mbeti i vrarë gjatë një përleshje me armë me policinë dje pak pas largimit nga aeroporti. Bashkëpunëtorët e tij mundën të largohen duke përdorur një mjet të dytë, të cilit më pas i vunë flakën, ndërsa sot policia ka gjetur të fshehur në një tunel makinën e tretë të përdorur prej tyre.

Policia po vijon që prej ditës së djehsme një oepracion për kapjen e tyre, ndërsa mendohet se ata janë tashmë të identifikuar. MInistri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh sot optimist, ndërsa deklaroi se “reagimi i shpejtë, profesional, i përpjesshëm dhe i vendosur i Policisë së Shtetit ka sjellë si rezultat që autorët e këtij sulmi të rëndë të lënë në dorë të ekipeve të hetimit prova të shumta materiale, të cilat po i nënshtrohen procedurave përkatëse.

Grabitja e së martës ringre dhe një herë pikëpyetjet mbi sigurinë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit, ashtu sikundër ndodhi dhe tre vjet më parë kur u krye po ashtu një grabitje në pistën e avionëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG