Lidhje

Kosovë, studim për procesin e bisedimeve me Serbinë


Kosovë, studim për procesin e bisedimeve me Serbinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:09 0:00

Kosovë, studim për procesin e bisedimeve me Serbinë

Një raport i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, nxjerr në pah se rreth 44 për qind e qytetarëve janë kundër shkuarjes në zgjedhje para vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, ndërsa rreth 32 për qind mbështesin të kundërtën.

Këto shifra janë pjesë e një hulumtimi lidhur më “këndvështrimin e qytetarëve rreth dialogut Kosovë – Serbi pas formimit të delegacionit shtetëror”.

“Ajo që del në pah është se 43.7 për qind e qytetarëve e kanë vlerësuar se nuk duhet të ketë zgjedhje para vazhdimit të fazës përfundimtare të dialogut, kundrejt 31.4 për qind e qytetarëve të cilët vlerësojnë se duhet të ketë zgjedhje para se të vazhdohet më tutje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi”,tha Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas raportit, rreth 35 për qind e qytetarëve të anketuar nuk kanë shprehur besim në delegacionin shtetëror për bisedime me Serbinë, ndërsa 34 për qind e tyre kanë shprehur besueshmëri që ky delegacion do të mund të mbrojë interesat e Kosovës në kuadër të bisedimeve me Serbinë.

Qytetarët, sipas raportit, kërkojnë që pjesë e delegacionit të jenë edhe partitë opozitare.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se qytetarët kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket afateve për mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Preferencat e qytetarëve ndahen në mes dy zgjedhjeve më të preferuara, ajo që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë duhet të arrihet gjatë këtij viti ku janë 32.1 për qind e qytetarëve që e kanë zgjedhur këtë mundësi ndërkohë që nuk duhet të ketë fare afate kohore është përzgjedhur nga 28.5 për qind e qytetarëve si mundësi”,tha ajo.

Por, këto bisedime vazhdojnë të mbeten të pezulluara tash e pesë muaj për shkak të rritjes së tensioneve ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vendosjes së tarfiave nga ana e Prishtinës zyrtare ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.

Beogradi po kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Në fund të këtij muaji në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës do të mbahet një takim i vendeve të Ballkanit, që do të shënojë edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG