Lidhje

Sekretari Pompeo në Kili


Pompeo Piñera

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ndodhet në Kili, ndalesa e tij e parë e një turi tre-ditor në vendet e Amerikës së Jugut, ku ai pritet të mbrojë sanksionet amerikane mbi Venezuelën.

U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks with Chile's President Sebastian Pinera
U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks with Chile's President Sebastian Pinera

Udhëtimi i zotit Pompeo parashikon vizitë në Kili, Paraguai, Peru dhe Kolumbi, vende që gjatë viteve të fundit kanë njohur investime të mëdha nga Kina.

Në Kili, zoti Pompeo u takua me presidentin Sebastian Pinera dhe ministrin e jashtëm Roberto Ampuero për të diskutuar lidhjet ekonomike dhe partneritetin në fusha të ndryshme, siç janë siguria kibernetike, shkenca dhe teknologjia.

Të shtunën zoti Pompeo udhëton drejt kryeqytetit të Paraguajit, Asuncion, ku do të takohet me presidentin dhe ministrin e jashtëm, ndërsa të dielën ai pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe në Peru. Në të dy këto vende, tema të diskutimit do të jenë çështje që lidhen kriminalitetin ndërkombëtar si dhe mbështetja për refugjatët venezueljanë.

Zoti Pompeo pritet të vizitojë shkurtimisht edhe Kolumbinë, duke u ndalur në qytetin kufitar të Kukutas, ku një numër organizatash po punojnë për të mbështetur refugjatët venezueljanë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG